Supersfida mes Milanit dhe Juventusit që do të luhet mbrëmjen e së dielës ka brenda saj edhe përballjen mes dy trajnerëve, Massimiliano Allegrit dhe Luciano Spallettit.

Ajo në San Siro do të jetë përballja e 16 mes tyre dhe precedentët flasin për ekuilibër me Spallettin që ka 6 fitore kundrejt 5 sukseseve të kolegut të tij, ndërsa 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Përballja e fundit mes Allegrit dhe Spallettit daton në 23 prill të 2023 kur Napoli i Spallettit fitoi 1-0 ndaj Juventusit të Allegrit.

Sfida paraardhëse ishte ajo e fitores së thellë 5-1 e Napolit ndaj bardhezinjve që do të kujtohet edhe për skenën në fundin e sfidës. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, Allegri shkoi direkt në dhomat e zhveshjes dhe i zhgënjyer për humbjen e rëndë të pësuar, me shumë mundësi harroi të shtrëngojë duart me Spallettin. Ky i fundit në atë moment ia kishte zgjatur dorën por edhe për shkak të personave që ishin aty, nuk e kuptoi gjestin. Për disa sekonda Spalletti eci në drejtim të dhomave të zhveshjes, me Spalletin që e ndiqte me dorën e zgjatur. pas disa metrash Allegri e kuptoi gjestin e Spallettit, i shtrëngoi dorën duke i dhënë edhe një përkëdhelje

‘Kush më njeh mirë, e di që po më beziste fakti që ai largohej pa më përshëndetur-tha Spalletti në atë kohë-në atë moment nuk ishte stadiumi, nuk ishin telekamerat me miliona shikues përpara televizorit, për mua ishim vetëm unë dhe ai që duhej të përshëndeteteshim siç kam bërë gjithnjë edhe kur kam humbur. Por e kuptoj se ashtu sikurse unë kisha një gjë në mendje, ai kishte një gjë tjetër. U krijua një skenë e veçantë’

Top Channel