Vrasja në Memaliaj që përfshiu 7 persona, ende në arrati dy vëllezërit/ Çfarë zbuluan hetimet, 30-vjeçari qëlloi dhe më pas u vra, i plagosuri u la në derën e spitalit
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar opozitën gjatë Asamblesë së PS-së në Dibër, teksa i referohej deklaratave të këtyre të fundit.
Rama u shpreh se nuk ka ndodhur në asnjë vend, që opozita të kërkojë bllokimin e vendit të tyre në anëtarësimin në BE, pavarësisht problemeve të brendshme politike.
“Nuk e “gëlltit” dot faktin që ne nuk na mundin dot dhe kjo gjë i çon në verbëri. Kjo gjë i çon në gjëra të cilat janë shumë të vështira, në mos të pamundura për t’u kuptuar se si mund të degradojë njeriu publik, në pikën që t’i turret vendit të vet, jo neve, vendit të vet dhe po ju them që më ndodh dhe nuk di çfarë të them, por ndihem keq, pavarësisht se nuk më drejtohet mua, nuk ju drejtohet ju, kur miq të huaj më thonë: “Ore, po si ka mundësi, si ka mundësi që vijnë nga Shqipëria njerëz që përfaqësojnë popullin shqiptar, pavarësisht se janë në anën tjetër dhe nuk lënë gjë pa thënë, dhe nuk ndalen së kërkuari nga ne, që ne të bllokojmë Shqipërinë.”

“Ka pasur situata të rënda edhe këtu, ngjitur me ju. Maqedonia, kur ishte Maqedoni dhe kur u bë e Veriut, ka pasur konflikte politike brenda plot, edhe të këqija fare. Po nuk ka bërë vaki që të niset opozita maqedonase të shkojë në Bruksel, të shkojë në Berlin, të shkojë në Romë e ku di unë ku tjetër dhe të mos lërë shpifje, të mos lërë gjysmë të vërteta dhe të mos lërë energji negative pa mbledhur, për ta hedhur në çdo vend ku i është hapur dera për të dëgjuar se çfarë po thonë përfaqësuesit e një vendi tjetër”.

“Mali i Zi është një shtet ku ka dy etni të mëdha, përveç shqiptarëve dhe të tjerëve, ku janë malazezët dhe serbët dhe ku përplasjet e tyre kanë qenë në momente të caktuara përplasje të rënda. Nuk ndodh. Nuk ka ndodhur që të nisen të marrin rrugën pas Berihait dhe të “bëjnë copash” vendin e vet. Sepse të shkosh dhe të shprehësh konsiderata dhe një opinion të ndryshëm për si shkojnë gjërat, në përpjekjen për t’i bërë më mirë, për ta çuar më shpejt Shqipërinë aty ku duhet, është diçka tjetër. Po të shkosh dhe të thuash “bllokojeni Shqipërinë, mos i hapni rrugën Shqipërisë. Shqipëria është në dorën e krimit. Shqipëria është në dorën e mafies. Shqipëria është në dorën e narkoshtetit”… këtë gjë nuk e ka bërë asnjë vend tjetër. Çfarë janë këta? Por këta janë ata që janë.”

“Ne nuk kemi çfarë t’u bëjmë atyre, por ama është shumë e rëndësishme që ne të kujdesemi që të gjithë ata të cilët na kanë dhënë mbështetjen, të dinë të vërtetat dhe këtë përpjekje kontaktesh, ne s’kemi fushatë sot për të bërë, por këtë përpjekje kontaktesh ne duhet ta çojmë në çdo organizatë për të ndarë informacionin dhe për të ndarë të vërtetat me njerëzit tanë në radhë të parë”, tha Rama.

Top Channel