50 mijë euro për pasaportë false/ Emigrim ilegal me anë të dokumenteve të falsifikuara, “bum” kërkesash nga të huajt
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka folur sot për emigrimin e shqiptarëve jashtë vendit, sipas tij në shifrat 1.1 milionë banorë.
“Kjo ka krijuar në Shqipëri një dëshpërim në të cilën shqiptarët largohen sot më shumë se çdo komb tjetër nga vendi i tyre. Dhe vetëm në 10 vite nga 2014-ta, 2023-shin, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1.100.000 shqiptarë. Sigurisht, këtu ka një asimetri. Janë larguar më shumë burrat. Dhe në këtë, në këtë kuadër, Shqipëria sot ka numrin më të madh të kryefamiljareve reale në Evropë dhe më gjerë.
As vendet në luftë nuk kanë një një fenomen të tillë të imponuar nga largimi masiv i qytetarëve nga Shqipëria. Por, në qoftë se bën fjalë për shpresën dhe gjenezën e saj, gjeneza e shpresës është gruaja, është vajza. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë, duhet të përqëndrohemi me të gjithë forcën tonë si parti, të krijojmë shpresën. Dhe gratë dhe vajzat në Partinë Demokratike dhe vajzat shqiptare të shndërrohen në një gjenerator të fuqishëm shprese në këtë gjendje që jemi”, tha Berisha.
Top Channel