VIDEO/ Skandali Rocchi: “Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interit, del video, ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti
Shefi i Arbitrave në futbollin italian, Gianluca Rocchi është vënë nën hetim nga Prokuroria e Milanos për pjesëmarrje në mashtrim sportiv, por duket se ky i fundit nuk është aspak i shqetësuar.
‘Këtë mëngjes mora një njoftim nga Prokuroria. Jam i sigurt se kam vepruar gjithnjë me korrektësi dhe kam shumë besim te magjistratura. Jam i qetë dhe vazhdoj përpara’-është mësuar të ketë thenë Rocchi në lidhje me këto hetime.
Hetimet përqendrohen te disa ndeshje të sezonit të kaluar, por jo vetëm. Akuza është se Rocchi në një farë mënyre ka kushtëzuar disa zgjedhje arbitrare duke ushtruar presion te arbitrat në sallën VAR. Origjina e të gjithë kësaj është një letër-denoncim(e arkivuar nga drejtësia sportive) e paraqitur në maj të 2025 nga ish asistenti arbitrar, Domenico Rocca që kishte sinjalizuar anomali të dyshimta në menaxhimin e disa vendimeve arbitrare mes të cilëve edhe të një episodi në ndeshjen mes Napolit dhe Fiorentinës në maj të 2024.
Nga ambientet arbitrare, ashtu sikurse edhe nga fjalët e Rocchit nuk shfaqet ndonjë shqetësim i madh; një prej rasteve të kontestuara është arkivuar nga drejtësia sportive, në tjetrën ka pasur transparencë me audion integrale të transmetuar nga OpenVAR dhe pranimi i gabimit të kryer.
Top Channel