Shisnin drogë në kafenenë e tyre në Selanik, arrestohen babë e bir me origjinë shqiptare “Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për krijimin e qendrave për migrantët në Shqipëri konsiderohet “në përputhje” me rregullat e Bashkimit Europian për kthimin dhe azilin, por duhet të garantohet respektimi i plotë i të drejtave të emigrantëve”.
Ky është përfundimi në të cilin ka dalë avokati i përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, Nicholas Emiliou, në opinionin e tij jo detyrues, i cili paraprin vendimin e gjyqtarëve në Luksemburg.
“E drejta e BE-së nuk e ndalon një shtet të krijojë qendra mbajtjeje jashtë territorit të vet”, tha Emiliou, duke shtuar se shteti mbetet i detyruar të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme, përfshirë ndihmën ligjore, përkthimin dhe kontaktet me familjarët dhe autoritetet.
Një vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet të miturve dhe personave në nevojë të veçantë. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e përshkroi opinionin e avokatit si një konfirmim të rrugës së drejtë të ndjekur nga qeveria: “Kemi humbur më kot dy vite për shkak të interpretimeve gjyqësore të detyruara dhe të pabazuara. Tani është koha të ecim përpara me seriozitet, guxim dhe zgjidhje konkrete kundër emigracionit të paligjshëm”, është shprehur ajo.
Protokolli, i nënshkruar më 6 nëntor 2023 dhe i ratifikuar më 21 shkurt 2024 me ligjin nr. 14, e lejon Italinë të krijojë dhe të menaxhojë në Shqipëri qendra për ndalimin dhe riatdhesimin e emigrantëve, të cilat të mbetena nën juridiksionin italian. Vendimi i Gjykatës së BE-së pritet të shpallet në fund të majit ose fillim të qershorit.
La repubblicca shkruan se pohimet e avokatit të përgjithshëm, sic është rasti i këtij të fundit, konsiderohen një sinjal për qëndrimin e mundshëm të gjyqtarëve dhe përbëjnë një pikë pozitive për qeverinë italiane, pas një opinioni të mëparshëm më 10 prill që favorizonte gjykatat kombëtare në vlerësimin e vendeve të sigurta.
Top Channel