Gjyqi ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçes, avokati kërkon marrjen e provave të reja
24/04/2026 11:30
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet gjyqi ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçes, të akuzuar sit ë përfshirë në organizimin dhe financimin e atentatit ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se avokati mbrojtës i Dervishaj po lexon në gjykatë kërkesën për marrjen e provave të reja.
Avokati po ashtu i kërkon SPAK të sigurojë kopje të njësuar të procedimit penal, në mënyrë që të përgatisë mbrojtjen.
Top Channel