Aksident në afërsi të Maliqit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, lëndohen dy drejtuesit

24/04/2026 12:11

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Maliqit ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe janë lënduar drejtuesit e mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete ku të dy drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta.

Këta të fundit janë çuar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa raportohen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plote të rrethanave të aksidentit.

Top Channel