Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares
Emri i Hakan Calhanoglu ka qenë vazhdimisht në qendër të zërave të merkatos me Galatasaray që ka qenë gjithnjë në horizont. Vetëm ditë më parë nga Turqia vinte një lajm sipas të cilit kalimi i Hakan Calhanoglu te Galatasaray ishte 99% i kryer dhe se mungonte vetëm firma.
. Në fakt në muajt e verës, pas tensioneve të krijuara mesfushori ishte vërtet shumë pranë largimit nga Interi, por në fund qëndroi dhe bëri atë që ka bërë gjithnjë; vendosi fatin e lojës së skuadrës zikaltër
Kur skadon kontrata me Calhanoglu? Në fakt, Calhanoglu ka bërë shumë më shumë duke parë se në 30 ndeshje në total ka shënuar 12 gola, nga të cilët ka pasur nga ata me shumë peshë, duke dhënë 7 asist, statistika këto që janë të një sulmuesi të dytë. Dhe ja sepse rreth dhe brenda tij diçka ka ndryshuar. Për Chivun ai është shumë i rëndësishëm, vetë futbollisti është i lumtur te Interi dhe madje pronarët e klubit i kanë hapur rrugë mundësisë që ai të qëndrojë edhe një vit tjetër edhe pse rrezikon ta humbasë me parametra zero në 2027
Inter, Calhanoglu mund të rinovojë? Në fund të sezonit, ndoshta pas festimeve të titullit dhe Kupës së Italisë, 32 vjeçari dhe Interi gjithsesi do të bëjnë një përmbledhje të situatës dhe nuk është e thënë që të ketë një rinovim me pagë më të ulët nga ajo që përfiton aktualisht, 6.5 milionë euro dhe me një datë skadence të kontratës jo shumë të largët, sepse është e vërtetë që dëshira e Calhanoglu është të kthehet në Turqi një ditë, por në fillim dhe të paktën për një sezon tjetër, për të do të jetë ende Interi.
Top Channel