55-vjeçari nga Maliqi i jep fund jetës, familjarët e gjejnë në banesë Sherri i ndodhur mes dy adoleshentëve në fshatin Bulgarec ku si pasojë mbeti i plagosur me thikë njëri prej tyre ka pasur në thelb një konflikt banal që lidhet me një lojë me letra.
Sipas të dhënave dy djemtë një ditë para ngjarjes kishin luajtur me letra tek lokali i fshatit dhe kishin rënë dakord që pijet ti paguante ai që humbiste lojën. Por edhe pse 16-vjeçari që mbeti i plagosur kishte humbur ai nuk kishte paguar çka ka bërë që ditën e djeshme autori 18 vjeçar të shkojë përsëri tek lokali i fshatit dhe të konfliktohet me të.
Ata fillimisht janë konfrontuar fizikisht dhe më pas autori ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka goditur tre herë 16-vjeçarin në pjesën poshtë krahut. Familjarët e të rinjve mes tronditjes thonë se mes tyre nuk ka pasur konflikte më herët madje ata kanë edhe lidhje familjare
Ndërkohë policia ka bërë me dije se ka arrestuar autorin me inicialet A.M ndërsa 16-vjeçari D.B ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel