55-vjeçari nga Maliqi i jep fund jetës, familjarët e gjejnë në banesë
23/04/2026 14:45
Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë mesditë, ngjarje e ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se sipas informacioneve paraprake, mësohet se 55 vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ndodhet në vendngjarje.
Sipas të dhënave, 55 vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja jetonte jashtë shtetit. Dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte me depresion dhe ky ka qenë shkaku që dyshohet e ka çuar drejt ndërmarrjes së aktit të rëndë.
Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet.
Top Channel