Pjesëmarrja e Kombëtarja e Iranit në Kupën e Botës 2026 vazhdon të jetë në pikëpyetje, pavarësisht konfirmimeve të mëhershme nga drejtuesit e futbollit botëror.

Ministri i Sportit dhe Rinisë së Iranit, Ahmad Donyamali, ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe varet nga zhvillimet politike dhe të sigurisë.

Kjo deklaratë bie në kontrast me atë të presidentit të FIFA, Gianni Infantino, i cili kishte pohuar se Irani do të marrë pjesë “me siguri”. Megjithatë, tensionet mes Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe organizimin e ndeshjeve. Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është i mirëpritur në turne, por njëkohësisht ka këshilluar që të shmanget udhëtimi për arsye sigurie.

Ndërkohë, Federata iraniane ka kërkuar që ndeshjet të zhvendosen në Meksika, një nga bashkëorganizatorët, pasi aktualisht përballjet ndaj Kombëtarja e Belgjikës, Kombëtarja e Egjiptit dhe Kombëtarja e Zelandës së Re janë planifikuar të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

“Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar. Mund të vendoset të mos marrim pjesë, ose nëse shkojmë, të paraqitemi fuqishëm”, deklaroi Donyamali, duke shtuar se vendimi mund të kalojë edhe në shqyrtim nga institucionet më të larta shtetërore. Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tre vende: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, ku shumica e ndeshjeve janë planifikuar në territorin amerikan. Vendimi përfundimtar i Iranit pritet me interes të madh, pasi mund të ndikojë drejtpërdrejt në organizimin dhe zhvillimin e turneut.

Top Channel