“Ke pasur ndonjë përgjigje deri tani?”/ Rama për kërkesën që i adresoi Trump për çështjen e Thaçit në Hagë: Jo, mendoj që presidenti është shumë i zënë

22/04/2026 19:22

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Forumin Ekonomik të Delfit.

Kryeministri Rama, në një bisedë me Alexis Papahelas, Kryeredaktorin e gazetës Kathimerini, foli edhe për bisedën e tij me Trump në Bordin e Paqen.

Kryeministri i kishte shprehur shqetësimet e tij Presidentit Trump për çështje e Thaçit në Hagë dhe UÇK-së, për të cilën tha se nuk ka marrë ende një përgjigje nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pjesë nga intervista:

Por, më kujtohet që në shkurt të kaluar, ti po luteshe te Presidenti Trump që të angazhohej më shumë në zgjidhjen e disa konflikteve që ende ndodhin në rajon?

“Po, kisha privilegjin të isha me Presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes, dhe po, i thash diçka që është shumë e rëndësishme për mua, që ka të bëjë me Drejtësinë Ndërkombëtare. Kjo është e lidhur ngushtë me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që është krijuar bazuar në një raport fantazish, i cili është sponsorizuar nga rusët. Delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës mbështeste një mocion për hetimin e krimeve të quajtura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe veçanërisht të trafikut të organeve njerëzore.
Gjykata u krijua për të kthyer këtë raport fantazi në një proces kundër udhëheqësve, dhe ata morën nga posti një president të zgjedhur dhe e sollën atë në Hagë, duke e vendosur në burg para se të shpallej aktakuza.

Po ashtu, kryetarin e parlamentit dhe pastaj e gjithë kjo proces kaloi në diçka krejt tjetër. Pra, nuk ka pasur asnjë trafikim të organeve njerëzore. Dhe ata janë akuzuar praktikisht për udhëheqjen e një rebelimi kundër një pushtuesi dhe për bashkëpunim me NATO-n. Ky është thelbi i çështjes. Pra, unë i thashë Presidentit Trump që kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe ndoshta shpresoj që të ndërhyjë”, u shpreh Kryeministri.

Ka pasur ndonjë përgjigje deri tani? Thoje përsëri? Ka pasur ndonjë përgjigje deri tani?

“Ai nuk më ka informuar ende. Por mendoj se ka qenë shumë i zënë”, u shpreh Rama.

 

Top Channel