Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Islor Islami
22/04/2026 09:43
Islor Islami, drejtor i policisë në Lezhë, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij drejtues.
Burime për korrespondenten e “Top Channel”, Brixhilda Deda, bëjnë me dije se dorëheqja e tij ka ndodhur që ditën e djeshme dhe vetëm sot është vendosur për tu bërë e ditur për mediat.
Nuk dihet saktësisht arsyeja e këtij vendimi të Islamit, i cili ka një eksperiencë të madhe në radhët e policisë.
Top Channel