Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, pala greke bllokon punën, krijohen radhë në pikën kufitare

22/04/2026 11:27

Prej 10 minutash ka rënë sistemi EES (hyrje-daljeve) në pikën kufitare të Kakavijës.

Policia greke ka bllokuar punën si pasojë e rënies së sistemit të ri të hyrje-daljeve në hapësirën Shengen ose BE.

Për pasojë po krijohen radhë në pjesën greke të Kakavijës.

Qytetarët shprehen se po bëjnë dy orë që kanë mbetur në radhe për shkak të rënies së sistemit. “Po bëjmë dy orë. Ka rënë sistemi“, shprehet një qytetare për Top Channel.

Top Channel