Solli në Durrës katër shtetase kineze për prostitucion, procedohet 38-vjeçari

21/04/2026 13:58

Një 38-vjeçar me origjinë nga Kina është proceduar pasi dyshohet se ka sjellë në Durrës katër shtetase kineze me qëllim prostitucionin.

Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar dhe një tjetër shtetase kineze, ndërsa u janë sekuestruar pasaportat, celularët dhe shumat e parave që kishin gjendje.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17”, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit kinezë:

-X. L., 38 vjeç, banues në Kinë, pasi dyshohet se ka sjellë në qytetin e Durrësit, 4 shtetaset kineze të arrestuara gjatë këtij operacioni, për prostitucion, si dhe shtetasen kineze F. L., që gjithashtu ushtronte prostitucion në Durrës;

-F. L., 49 vjeçe, banuese në Kinë, për veprën penale “Prostitucioni”;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 2 shtetasve kinezë të proceduar, 3 celularë dhe një shumë parash.

Top Channel