Pamje rrëqethëse, shikoni momentin kur familjarët e Liridona Ademajt dëgjojnë shpalljen e vendimit Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të martë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka fshehur pjesëmarrjen në samiti global në Spanjë.
Sipas Berishës, kryeministri e mbajti sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra.
“Si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet një kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar Samiti Global për Demokracinë në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, u thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë, tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, të Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.
Pra, edhe njëherë, kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, në një kohë kur ajo ishte ngjarje publike ndërkombëtare, e ftuar nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm kryeministrash dhe kryetarë shtetesh”, tha Berisha.

“Ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian. Jo, nuk ishte një samit pro-europian. E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë? Cilat janë arsyet që e fsheh? More pjesë. Je në panel. Je në foto. Kujt ia fsheh ti këtë? Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros”, shtoi Berisha.
Top Channel