“Gënjejnë publikisht në studio”/ Çfarë po ndodh në PS me Spiropalin? Debat në ‘Top Story’, gazetari i drejtohet Balës: Po fole më do bësh autogol
“Top Story” diskutoi për protestën e Partisë Demokratike, e cila u shoqërua me tensione, që çoi në arrestimin e 11 personave.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi se protestuesit vijnë me çanta me molotovë në tubim.
Ervin Karamuço: Janë bombola me spray, që janë irrituese në rrugët e frymëmarrjes, lëkura, sy. Mund të zgjasë disa minuta ose orë. Varet distanca dhe volumi që hidhet gazi. Nuk është si spray i zakonshëm, ka presion, po ta bësh afër dëmton rëndë shikimin. Nuk e kam konstatuar nëse është hedhur afër.
Që në momentin që një njeri vjen me maskë në Kryeministri, policia ka të drejtë të shpërndajë protestën. Vijnë me çanta molotovë, që mund të dëmtojnë policinë. Ka ndodhur një rast, ku qytetari mori flakë tek këmbët dhe policia shkoi të shuajë flakët për t’i shpëtuar jetën. Këtë rast u përdor një taktikë e re policore.

Nga ana tjetër gazetari, Bledar Koka, deklaroi se situata në protestën e fundit ka eskaluar, teksa u ndal tek deputetët e PD-së, për të cilit tha se janë dhunuar nga policia.
Bledian Koka: Policia ka bërë padi për Aulon Kalanë në dhunë, ndërkohë që i vetmi që dhunohet është ai, ka edhe prova. Ai është zyrtar publik. Kur ai turret dhe i hedh gaz pa hesap e dhunë një deputeti, imagjino çfarë i bën një qytetari të thjeshtë. Kam folur me një drejtues që merret gjatë organizimit të këtyre rasteve, më tha që e dinë, protestuesit vijnë hedhin fishekzjarrë, tha ne hapim vetë perimetrin, hedhin shishe me benzinë, kapsolla, kjo gjëja ka ndodhur deri protestën e parafundit.
Hera e fundit ka eskaluar gjëja. Ka shkuar përtej. Liria e policëve për t’iu turrur deputetëve, Klevis Balliun nuk është se nuk e njohin, Nokën nuk është se nuk e njohin. Nga ju buron liria? Sikur është ndonjë kriminel ordiner. Ne jemi këtu për të folur për një eskalim të gjësë. Sot kanë hedhur spray mbi njerëz që kanë imunitet. Flamur Noka që shkon i kërkon llogari me dorë i turren sikur ka pistoletë në brez.
Top Channel