Surprizë nënujore në Filipine, notarja pozon për foto dhe “takon” një peshkaqen balenë
Reperi italian Fedez duket se po përgatitet për një fazë të re në jetën e tij personale, këtë herë me partneren e tij Giulia Honegger, me të cilën raportohet se mund të krijojë një familje të re.
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga çifti, mediat italiane raportojnë se prej disa javësh po qarkullojnë zëra për një shtatzëni të mundshme të Honegger, të cilat sipas burimeve pranë tyre, janë të vërteta.
Nëse lajmi konfirmohet, kjo do të ishte shtatzënia e parë për Giulia Honegger, ndërsa për Fedez fëmija i tretë, pasi ai është tashmë baba i dy fëmijëve, Leone Lucia Ferragni dhe Vittoria Lucia Ferragni, të lindur nga martesa e tij me Chiara Ferragni.
@fedez ❣️
Marrëdhënia mes Fedez dhe Giulia Honegger nisi në verën e vitit 2025 dhe konsiderohet lidhja e tij e parë serioze pas ndarjes nga Ferragni në vitin 2024. Çifti dikur ishte ndër më të njohurit në showbizin italian, por marrëdhënia e tyre u mbyll mes tensioneve dhe akuzave për tradhti.
Chiara Ferragni kishte folur më herët hapur për vështirësitë në martesën e saj, duke përshkruar periudha të gjata krize dhe emocione të forta pas ndarjes. Sipas raportimeve, Fedez e ka informuar atë në kohën e duhur për zhvillimet e reja në jetën e tij personale.
Ndërsa çifti i ri nuk ka bërë ende deklarata publike, lajmi për një shtatzëni të mundshme ka ngjallur interes të madh në mediat italiane dhe rrjetet sociale.
Top Channel