“Gënjejnë publikisht në studio”/ Çfarë po ndodh në PS me Spiropalin? Debat në ‘Top Story’, gazetari i drejtohet Balës: Po fole më do bësh autogol
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është përplasur me analistin Arjan Curri, ndërsa diskutonin mbi protestat e opozitës.
Curri, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, u shpreh se Sali Berisha i zhvillon protestat në interes për t’u rizgjedhur si kreu i PS-së.
Nga ana tjetër, Balliu u shpreh se këto protesta do të vazhdojnë edhe pas 30 prillit dhe nuk do të ndalen.
Pjesë nga debati:
Curri: Protestat kanë të njëjtin skenar, i jepet sinjali me tundjen e flamurit si Skënderbeu me Krujën. Pse policia e bëri këtë gjë që është thellësisht profesionale, që çan korridorin. Për herë të parë policia i lidh duart gjykatës. Kur i arreston këta me shishe me benzinë, nuk ka gjykatë në botë që i liron. Klevis Balliu, kujt do t’i flasë kësaj radhe dhe kë do mbrojë nga arrestimi? Iku grupi i këngëtarëve.
Balliu: Mbeten edhe 5000.
Curri: Berisha nuk dha datë për protestën e radhës. Kjo do të thotë që po i afrohemi 30 prillit. A do ketë më protesta? Unë mendoj që jo. Të gjitha këto protesta janë bërë që Saliu të rizgjidhet kryetar i PD-së. Saliu nuk lë askënd të konkurrojë përballë tij. Por kjo nuk ka rëndësi.
Balliu: Mos merr borxh analizat e të tjerëve. Ti nuk merr rrogë.
Curri: Unë e marr analizën nga Topi. Ju të PD-së doni një skenar dalje nga kjo protestë. E vetmja mundësi që pala tjetër ua bën të mundur këtë protestë, policia e ka arritur ta vrasë këtë protestë. Ju nuk i doni më protestat.
Balliu: Nga 2019 deri në 2021, në protestat e opozitës janë bërë 3500 arrestime, disa edhe në burg për 6 muaj. Nuk do ndalen protestat.
Top Channel