Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Ja si përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

19/04/2026 18:58

Selin triumfoi mbrëmjen e djeshme duke rrëmbyer zemrat e publikut dhe duke u shpallur fituesja e Big Brother Albania VIP 5.

Pak çaste para se të shpallej fituesi, për “E diell”, Greta, kunata e Selin, u pyet nëse kjo e fundit merr çmimin e madh, a do të ketë një “pjesë” për të?

“Jo asnjë gjë, mjafton që ajo të jetë e lumtur, nuk ka vlerë leku. T’i ketë për familjen dhe veten e saj se është një vajzë e re që ka ëndrra”, u shpreh Greta.

Top Channel