Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

18/04/2026 16:54

Banorët e fshatrave të thella malore Gostomickë dhe Vërçisht në Përmet kanë mbetur të izoluar prej muajsh për shkak se shirat e shumta kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës, duke e bërë të pakalueshme.

Mungesa e reagimit nga ana e institucioneve ka bërë që ata të marrin vetë iniciativën për të hapur rrugën dhe për ta bërë të aksesueshme për mjetet motorike.

Pa asnjë ndërhyrje nga institucionet vendore ata kanë punuar me kazma e lopata për të riparuar segmentin e degraduar, ku nuk kalon dot as makina, as autoambulanca dhe as zjarrfikësja.

Top Channel