Botërori 2026/Revolucion i FIFA, finalja si Super Bowl me Coldplay në skenë
Fundi i kapitullit të dytë. Francezi Hervé Renard njoftoi për agjencinë AFP, se është shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të Arabisë Saudite, vetëm dy muaj para fillimit të Botërorit 2026, ku kombëtarja saudite do të jetë pjesëmarrëse.
“Ky është futbolli… Arabia Saudite është kualifikuar shtatë herë për në Kupën e Botës, dy prej të cilave me mua në stol. Megjithatë, deri më tani, i vetmi trajner që e ka drejtuar skuadrën nga faza kualifikuese deri në turneun final jam unë, në vitin 2022. Të paktën do të mbetet kjo krenari,” deklaroi ai përmes një bisede telefonike.
Hervé Renard u rikthye në drejtimin e Arabisë Saudite në nëntor të vitit 2024, pasi shërbeu për pak më shumë se një vit si trajner i kombëtares së femrave të Francës. Ai e kishte drejtuar më parë ekipin saudit të meshkujve midis korrikut 2019 dhe marsit 2023, periudhë gjatë së cilës arriti fitoren prestigjioze në ndeshjen hapëse kundër Argjentinës së Lionel Messit – skuadrës që u shpall kampione bote pak javë më vonë. Gjatë mandatit të tij të dytë, trajneri 57-vjeçar regjistroi 11 fitore, 11 humbje dhe 6 barazime.
Top Channel