Nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në dy shkolla në Turqi, policia: 162 të arrestuar, mbështetën sulmin në rrjete sociale

16/04/2026 17:06

Policia turke ka arrestuar 162 persona për postime në internet që lavdëronin dy sulme vdekjeprurëse në shkolla, të cilat ndodhën këtë javë, duke shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe plagosur 29 të tjerë.

Policia tha se të arrestuarit ishin përfshirë në aktivitete dhe poste që “lavdëronin krimin dhe kriminelët dhe ndikuan negativisht në rendin publik”.

67 persona të tjerë u arrestuan për ndarjen e postimeve që paralajmëronin sulme të tjera në shkolla, ndërsa kufizime u vendosën mbi 1,104 llogari në rrjetet sociale.

Shkolla e Mesme Profesionale dhe Teknike Anadollie “Ahmet Koyuncu”, u përball me një sulm n╒ 14 prill. Një ish-student qëlloi me një pushkë gjahu, plagosi 16 persona dhe më pas vrau veten.

Shkolla e Mesme Ayser Calik, Kahramanmaras një ditë më pas, më 15 prill po ashtu u trondit nga një sulm me armë. Tetë nxënës dhe një mësues u vranë, 13 të tjerë u plagosën, përfshirë gjashtë në gjendje kritike.

Top Channel