“Italia dashamirëse me Shqipërinë”/ Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur kaq bashkëpunime me ne, sa nën drejtimin e Melonit

16/04/2026 17:28

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto gjatë takimit me homologen italiane, Georgia Meloni, gjatë vizitës së tij në Itali.

Ai shkruan se mbështetja e Italisë ka qenë gjithmonë, por me Melonin në krye nuk ka pasur kaq shumë bashkëpunime mes dy vendeve fqinje.

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë“, shkruan Rama krahas fotos.

Top Channel