Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë Ka nisur me shtyrje procesi gjyqësor i hakerimit të kompjuterëve të dy prokurorëve të SPAK, të dhënat e të cilëve, siç dyshon prokuroria e posaçme, u morën nga Arnold Rrokaj dhe u shpërndanë nga Zambak Gjoni në telefonin e ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismaili.
Prokurori i çështjes, Bledar Maksuti, i akuzon të tre për grup kriminal, keyerje e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe përgjim i paligjshëm.
Akuza qe hidhen poshtë nga ish-funksionari Ismailaj, në kohën kur prokurori i çështjes, Bledar Maksuti, dyshon se tre ish-zyrtarët bashkëvepruan për të marrë të dhëna sekrete nga email-et e kolegëve që kishin si fjalëkalim pasurore në Spak 2019, sipas vitit kur Spak nisi nga puna.
Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni janë refuzuar vazhdimisht nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, mbas insistimit për të ndryshuar masën e arrestit në burg në një masë më të lehtë.
Avokati i Ismailit, i cili ishte nën hetim në gjendje të lirë, kërkoi kohë derisa gjykata e posaçme t’i vendosë në dispozicion vendimin e gjykatës paraprake, e cila kaloi çështjen në shqyrtim themelor. Dhe, derisa avokatët të njihen me vendimmarrjen për të kryer një mbrojtje efektive, gjykata e shtyu seancën për në datën 27 prill.
Diskutimet në sallë:
Erjon Çela: Top Channel ka kërkuar ta ndjekë me kamera procesin.
Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili: Nuk pranojmë që seanca të filmohet.
Gjykata: Të pandehurit nuk japin pëlqimin për regjistrimin e seancës dhe, referuar vendimit të KLGJ-së, duhet marrë pëlqimi i të dyshuarve.
Gjykata: Është paraqitur Arnold Rrokaj, i cili jep gjeneralitetet. Ke qenë i dënuar më parë?
Rrokaj: I padënuar. I jap tagra të plota avokatit tim të më përfaqësojë në çdo seancë.
Zambak Gjoni: Jam me arsim të lartë, nuk kam qenë më parë i dënuar. Kam zgjedhur avokatin i cili do më përfaqësojë për çdo seancë.
Gjykata: I pranishëm Agim Ismaili. Agim Ismaili: Arsim i lartë, i padënuar më parë. Kam zgjedhur dy avokatë, Kasteriot Selitën dhe Afrim Shehun.
Gjykata: Konstatojmë se në seancën e sotme janë të gjitha palët. Vijojmë me gjykimin. A keni kërkesa paraprake?
Prokurori Bledar Maksuti: Nuk kam kërkesa paraprake.
Avokati Afrim Shehu: Duke qenë se klienti im (Agim Ismaili) ka bërë disa kërkesa gjatë seancave paraprake, nuk jemi njohur në lidhje me këto kërkesa. Duam të na vihet në dispozicion ky vendim dhe të caktojmë edhe ne strategjinë e mbrojtjes për kërkesat që kemi bërë më herët.
Gjykata: Ju keni kërkuar vendimin e seancën paraprake përmes e-mailit apo në çdo formë.
Avokati: Në çdo formë.
Gjykata: Ndodhur në këto kushtet kur duhet të njihen me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake në kuadër të realizimit për një mbrojtje sa më efektive. Gjykata shtyn seancën për në datën 27 prill, ora 11.
Top Channel