Këshilli i Qarkut Elbasan ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut” Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në vlerësim të kontributit të tij të spikatur fetar, kombëtar dhe shoqëror.
Në motivacionin e këtij vlerësimi theksohet roli i tij si klerik, atdhetar dhe intelektual në përmbushjen e misionit bektashian “Pa Atdhe, nuk ka fe”, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për promovimin e paqes dhe harmonisë njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Elbasan vlerësoi kontributin e Shenjtërisë s Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj në ruajtjen dhe promovimin e traditave fetare, kulturore, historike dhe atdhetare në bashkitë e Qarku Elbasan, si dhe mbështetjen konkrete për projekte të ndryshme në dobi të komunitetit lokal.
Kryegjyshi botëror u shpreh se ky titull nuk i përket vetëm atij, por të gjithë besimtarëve dhe klerikëve që kanë mbajtur këtë rrugë.
Kryegjyshi botëror bektashian mban disa tituj në bashki e qarqe të ndryshme të vendit.
Top Channel