Rrezikon rënien në La Liga 2, Sevilla kërcënohet nga tifozët e saj
Manchester United këtë verë duket se do të shndërrohet në një supermarket futbolli. Sipas asaj që publikon tabloidi britanik ‘The Sun’, Jim Ratcliffe po përgatit një revolucion të vërtetë në skuadër me synimin për të arkëtuar të paktën 100 milionë paundë nga largimi i futbollistëve të cilët nuk janë në planet e klubit.
Gjithnjë sipas ‘The Sun’ pritet që të shiten kartonët e Manuel Ugarte, Joshua Zirkzee, Andre Onana, Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford. Ndërsa Casemiro, Jadon Sancho edhe Tyrell Malacia do të largohen nga Old Trafford me parametra zero.
Manchester United synon që të arkëtojë 64 milionë Paundë nga shitja e Rashford dhe Hojlund që janë dhënë me huazim respektivisht te Barcelona dhe Napoli. Ndërsa nga Andre Onana, Djajtë e Kuq do të kërkojnë të arkëtojnë të paktën 19 milionë paundë në mënyrë që të jetë brenda normave financiare të Premier League.
Nga Ugarte dhe Zirkzee, Manchester United me shumë gjasa do të kenë një minusvalencë respektivisht prej 50.8 milionë dhe 36.5 milionë paundë, por kursimi i pagës prej 350 mijë paundësh në javë i Casemiros mund të ndihmojë shumë klubin e Djajve të Kuq.
Arsyeja që shtyn Manchester United të vendosë menjëherë në merkato 8 futbollistë është interesi për Elliot Anderson, me mesfushorin e Nottingham Forest që vlerësohet 100 milionë paundë. Por në garë për Anderson duket se është edhe Manchester City që e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Bernardo Silvës i cili do të largohet nga Citizens në fund të sezonit.
Top Channel