Konferenca për shtyp e Liam Rosenior ka shkaktuar shumë polemika te Chelsea. Trajneri i Bluve bëri të ditur vendimin të pezullojë Enzo Fernandez, lideri i skuadrës dhe shtylla e mesfushës londineze me 2 ndeshje.

Arsyeja? Një intervistë ku argjentinasi iu përgjigj pyetjes: ‘Në cilin qytet evropian do të të pëlqente të jetoje?’ me Enzo Fernandez që iu përgjigj: ‘Madrid’. Gjashtë shkronja që rrezikojnë që të mbyllin historinë e tij në Stamford Bridge

Një vendim që solli reagimin e Javier Pastores, ish futbollistit, tani agjent i Enzo Fernandez që foli për ‘The Athletic’ për situatën e krijuar. ‘Dënimi është i padrejtë totalisht-tha Pastore-nuk ka asnjë arsyen e vërtetë apo justifikim. Besoj se pezullimi i lojtarit me 2 ndeshje, është një zgjedhje e tepruar për më tepër që janë të rëndësishme për garën e Chelsea në Ligën e Kampioneve’

Ish fantazisti tregon sesi Fernandez po e përjeton këtë.

‘Enzo nuk e kuptoi situatën. Kur trajneri ia shpjegoi e pranoi sepse është shumë profesionist, gjithnjë i impenjuar në maksimum kudo që është dhe që i respekton vendimet-theksoi Pastore-por nuk e kuptojmë dënimin sepse nuk përmend asnjë klub e as nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga Chelsea, është e kundërta, përmend vetëm Madridin si qytet sepse iu bë pyetja se në cilin qytet do t’i pëlqente të jetonte një ditë dhe ai tha Madrid për gjuhën, sepse është e ngjashme me Buenos Airesin dhe sepse është logjike, është e natyrshme që një argjentinas të thotë këtë edhe për kulturën, klimën…por në asnjë moment ai nuk tha se dëshiron të lërë Chelsea apo Londrën’.

Një klimë tensioni mes Enzos dhe Chelsea që Pastore e shpjegon edhe mosrinovimin e kontratës.

‘Nisëm të diskutonim drejt dhjetorit apo janarit, por nuk ia dolëm të gjejmë një marrëveshje-shtoi Pastore-duke qenë se kontrata e Enzo ka edhe 6 vjet vlefshmëri vendosëm të mos rinovonim atë sepse kushtet nuk ishin të përshtatshme as për ne as për futbollistin; duke marrë në konsideratë atë që Enzo është në gjendje të bëjë , meriton shumë më shumë nga sa përfiton aktualisht. Nuk e mbyllëm dhe kjo ndoshta ka bezdisur klubin, duke qenë se është një futbollist shumë i rëndësishëm, por janë gjëra që duhen menaxhuar’

Javier Pastore qartëson edhe të ardhmen e klientit të tij

‘Plani ynë, pas Botërorit, është të takohemi sërish me drejtuesit e Chelsea dhe nëse do të arrihet një marrëveshje, do të vlerësojme opsione të tjera-tha Pastore-Enzo është shtylla dhe lideri i skuadra, është natyrale që në aspektin sportiv, që ai të jetë i lumtur te Chelsea. Pastaj ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë te vendimet, paga, respekti apo mënyra si menaxhohen gjërat… janë kaq shumë gjëra që në këtë moment nuk i shohim, ose të paktën unë si agjent nuk i shoh, që sugjerojnë se klubi nuk po e menaxhon situatën me të në mënyrën më të mirë’.

Top Channel