Kombëtarja e vajzave, 2 ndeshje me Uellsin, Grima shpall listën e 23 futbollisteve
Kapiteni i Liverpool, Virgil Van Dijk nuk fshihet aspak pas humbjes së rëndë që skuadra e The Reds pësoi në çerekfinale të FA Cup. Holandezi një ditë pas kësaj sfide iu kërkoi ndjesë tifozëve të kampionëve të Anglisë dhe për paraqitjen tjetër zhgënjyese në fushën e lojës.
Dorëzimi pa kushte i The Reds bëri që 8 mijë tifozë që kishin udhëtuar drejt Etihad Stadium të braktisnin shkallët e impiantit përpara kohe, por Van Dijk nuk iu drejtua vetëm atyre.
‘Ajo që mund t’ju them është se ju kërkoj ndjesë për atë çfarë shfaqëm në fushë sidomos në pjesën e dytë-tha Van Dijk-i zhgënjyem tifozët tanë, zhgënjyem veten tonë dhe trajnerin. Mënyra sesi luajtëm në pjesën e dytë sidomos, i ka mërzitur të gjithë, me siguri më mërziti edhe mua’.
Rezultati negativ në sfidën e FA Cup ka rritur gjithnjë e më shumë presionin mbi trajnerin Arne Slot, teksa javën e ardhshme e pret ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germain në Francë. I eliminuar nga kupat e Anglisë, Liverpool do të duhet të fokusohet pikërisht te ky edicion i Ligës së Kampioneve dhe kualifikimi në këtë kompeticion për sezonin e ardhshëm.
‘Ai si trajner ka përgjegjësitë e rij, por jemi ne në fushë që duhet ta bëjmë këtë-shtoi Van Dijk-fakt është që tani na pret Paris Saint Germain dhe do të duhet të jemi gati psikologjikisht sa më shpejt të jetë e mundur. Kam pasur fatin të luaj për Liverpool për kaq shumë vite. Gjëja kryesore që kemi pasur ka qenë koezioni. Tani sigurisht jemi në një fazë tranzicioni, por duhet ta rigjejmë’.
Top Channel