Simeone ja fut vrapit pas mbylljes se ndeshjes, nuk takon as Hansi Flick, nxitoi për tek dhoma e zhveshjes
Vora mori një fitore të çmuar për betejën e saj për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai iu imponua Teutës së Durrësit në sfidën përmbyllëse të javës së 30, duke e mundur me rezultatin 1-0.
Në pjesën e parë u pa një lojë e hapur ku të dyja skuadrat krijuan shanse shënimi, por ishte pikërisht Vora ajo që e gjeti rrugën e rrjetës falë një 11-metërshi të akorduar nga sistemi VAR.
Në pjesën e dytë ritmi ra dhe loja e të dyja skuadrave u zbeh teksa në këtë 45 minutësh u panë shumë pak raste shënimi, madje Teuta u duk e dorëzuar totalisht pasi thuajse asnjëherë nuk iu afrua portës kundërshtare.
Kështu sfida u mbyll me fitoren 1-0 të Vorës që në këtë mënyrë i largohet për momentin zonës së rënies direkt nga kategoria, ndërsa Teuta mbetet me 38 pikë dhe sheh që zona e ‘Final Four’ t’i largohet
Top Channel