Foto/ Ndërtesa të larta, shtëpi dhe madje autobusë, zbulohet qyteti fantazmë i ‘përpirë’ nga liqeni

03/04/2026 11:02

Disa pamje të frikshme nënujore kanë zbuluar një “qytet të humbur” nën sipërfaqen e liqenit Furnas në Brazil, ku autobusët, shtëpitë dhe madje edhe sobat e drurit duken të ngrira në kohë.

Shumë metra nën ujë, zhytësit kanë regjistruar rrugët fantazmë të qytetit të fundosur, me ndërtesa tërësisht të ruajtura dhe objekte të përditshme. Një Volkswagen Kombi dhe një autobus i madh qëndrojnë në shtratin e liqenit, ende të dallueshëm.

Zhytësi dhe instruktori Roberto Obvioslo, i cili ka eksploruar vendin për mbi një dekadë, tha për G1: “Gjetëm një rrugë të tërë. Nga aty filluam të hartonim gjithçka. Këto qytete të fundosura janë si një kohë e ngrirë.”

Zhytësit kanë zbuluar edhe kuzhina, dysheme dhe soba druri, ndërsa në një moment kamera rrëshqet përgjatë një rruge, ku strukturat mbeten pothuajse të paprekura.

Ky qytet nënujor daton nga 1963, kur Furnas Hydroelectric Plant përmbyti qytete të tëra në shtetin Minas Gerais, duke detyruar banorët të largoheshin ndërsa uji gllabëronte shtëpitë, fermat dhe rrugët.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel