FOTOT/ Noka përplaset me Ballën, Vokshi i shkon te karrigia deputetes socialiste. Muzhaqi rrethohet nga Garda. Çfarë nuk u pa në seancë

02/04/2026 16:40

Me tensione dhe përplasje është shoqëruar seanca e sotme plenare.

Një propozim i kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla për të mbajtur një minutë heshtje në nder të katër viktimave të 2 prillit 1991 në Shkodër, prishi qetësinë në Parlament, teksa opozita akuzoi shumicën për provokim.

Situata u tensionua, kur deputetët e PD-së, bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kërkuan që ti përgjigjen Ballës, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi kartën e votimit deputetes së PS-së, Bora Muzhaqi.

Ndërprerja e seancës për disa minuta nuk i uli tensionet, pasi Flamur Noka iu afrua Ballës dhe e goditi me shishe uji.

Pas rinisjes së seancës, opozita kërkoi përjashtimin e kreut të grupit të PS-së, teksa ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjeti rastin për t’i kujtuar Ballës një shprehje që e kishte përdorur vite më parë kur drejtonte këtë institucion.

““Kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret me gra, ka vetëm një shprehje… Merre zoti kryetar kape për zhelesh e nxirre jashtë”, tha Topalli.

FOTO GALERI
3/50

Top Channel