Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren, në ndihmë edhe bashkitë fqinje
SPAK po heton ende ndaj grupit kriminal që ekzekutoi Gilmando Danin dhe Muçi Shaljanin, ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit, e cila kreu veprimet paraprake hetimore, i ka dorëzuar gjykatës dy ish-zyrtarë që dyshohen se shkelën detyrën gjatë punësimit në AMP të viktimës së dytë, Shaljani.
Siç njoftoi Prokuroria e Përgjithshme, ish-drejtori i Përgjithshëm i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artiol Saliasi, dhe ish-shefi i shërbimeve mbështetëse, Gëzim Sala, dyshohen se punësuan në mënyrë të paligjshme shoqëruesin e Gilmando Danit. Ndaj ata do të gjykohen si të akuzuar nga dhoma penale.
Prokuroria e Tiranës i dyshon për shpërdorim detyre, duke nisur nga shpallja e vendeve vakante, krijimi i komisionit për vlerësimin e kandidaturës, testimi, deri tek nënshkrimi i urdhrit të punësimit me motivimin “për nevoja emergjente”.
Shtetasi Muci Shaljani, siç deklaron prokuroria, në mbyllje të hetimeve u punësua me procedurë në shkelje të ligjit për një kohë shumë të shkurtër, brenda një jave, ndërkohë që pas vrasjes së tij në shtator 2025 rezultoi se specialisti i AMP nuk ishte paraqitur asnjëherë në detyrë, por ndërkohë ishte paguar.
Top Channel