Automobilizëm/ Verstappen fiton një garë GT3 në Nurburgring, por…skualifikohet
Andrea Kimi Antonelli e bën sërish; piloti italian i Mercedes fitoi pole position në Çmimin e Madh të Japonisë, i dyti radhazi për të në këtë sezon të Formula 1.
Në pistën e Suzukës, Antonelli ishte më i shpejti dhe e përshkoi atë me kohën 1 minutë 28 sekonda e 778 të mijtat duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, George Russell me 298 të mijtat më shumë që do të thotë se edhe këtë radhë vija e startit të garës do të jetë e gjitha Mercedes.
Kohën e tretë më të mirë në kualifikuese e shënoi Oscar Piastri me McLaren me kohën 1 minutë 29 sekonda e 132 i ndjekur nga Charles Leclerc në të katërtin me pilotin nga Montecarlo që ishte më i shpejti në dy sesionet e para Q1 dhe Q2.
Vija e tretë e startit të garës plotëhet nga kampioni i botës në fuqi, Lando Norris dhe Leëis Hamilton me Ferrari të pozicionuar në vendin e 5 dhe të 6. Por suprizën më të madhe e shkaktoi Max Verstappen me Red Bull me holandezin që do të niset nga vendi i 11 në garën e së dielës. Dhjetëshen e pilotëve më të mirë në provat kualifikuese e plotësojnë Gasly, Hadjar, Bortoleto dhe Lindblad.
Top Channel