Do të jetë Clement Turpin ai që do të arbitrojë ndeshjen vendimtare mes Bosnjes dhe Italisë të vlefshme për kualifikimin për në Botërorin e kësaj vere.

Francezi 43 vjeçar është një prej arbitrave më të vlerësuar në nivel ndërkombëtare; mbi 600 ndeshje të gjykuara në karrierën e tij nga të cilat mbi 100 ndeshje janë të kompeticioneve evropiane (Champions, Europa e Conference League). 

Në mënyrë të veçantë, Turpin gjykoi finalen e Ligës së Kampioneve mes Liverpool dhe Realit të Madrid në Paris dhe atë të Europa League 2021 në Gdansk mes Villarreal dhe Manchester United. po kështu francezi ka vendosur drejtësi edhe në ndeshje Botërori dhe Evropiani.

Në karrierën e tij, Turpin ka gjykuar ndeshjet e Italisë në 5 raste me një bilanc 3 fitore dhe 2 humbje dhe një prej këtyre humbjeve është shumë e dhimbshme për Të Kaltrit, ishte pikërisht Turpin arbitri i disfatës së pësuar në Palermo nga Italia ndaj Maqedonisë së Veriut që vulosi mospjesëmarrjen e Italisë në një Botëror për herën e dytë radhazi.

Top Channel