Formula 1/Përsëri Kimi Antonelli, fiton pole position edhe në Japoni, i dyti radhazi për të
Fernando Alonso nuk i kursen thumbat. Edhe pse jashtë piste po përjeton një moment të lumtur, pasi sapo është bërë baba, spanjolli po përballet me shumë vështirësi me Aston Martin.
Në kualifikueset e kësaj të shtune në Suzuka, skuderia britanike i pozicionoi makinat e saj në dy vendet e fundit.
I pyetur nëse duhet durim për të zgjidhur problemet me makinën, Alonso u përgjigj në mënyrë të tillë sa nuk i kurseu ca thumba për kolegë të tij. ‘Në Formula 1 mrekullitë nuk ekzistojnë. Duhet kohë për të përmirësuar paraqitjet-tha Alonso-gjatë karrierës sime mendoj se kam treguar se jam i durueshëm; prej 20 vitesh garoj me një makinë që nuk është as në Top4, ndërsa kolegë të tjerë shpërthejnë me vështirësitë më të para’.
Fjalë këtë që dukshëm i referohen Max Verstappen. Holandezi është shfaqur nervoz për paraqitjet jo të mira të Red Bull dhe edhe në kualifikuese gjërat ishin të vështira për të teksa u rendit në vendin e 11 pas Hadjar dhe Lindbland. Por ‘thumbi’ i Alonsos mund t’i jetë drejtuar edhe Leëis Hamilton; ferraristi në sezonin e tij të parë me Kokëkuqen italiane nuk pati rendimentin që pritej dhe shpesh ankohej për paraqitjet e makinës.
Top Channel