Nafta lë tokat djerrë në Fier, kosto e lartë e punimeve dhe subvencionet e ulëta detyrojnë fermerët të tërhiqen

24/03/2026 12:56

Shtrenjtimi i lëndëve djegëse, një bazë kryesore për punimin e tokave bujqësore, ka sjellë kosto shtesë dhe zvogëlim të sipërfaqeve të të mbjellave në fshatin Topojë te njësisë administrative Dërmënas në Fier.

Fermerët pohojnë njëzëri se rritja e çmimit të naftës në kohën e punimit të tokës shoqëruar me subvencione të pamjaftueshme i ka detyruar fermerët e kësaj zone të lënë djerrë tokat edhe ato të marra me qira.

Ata pohojnë gjithashtu se kjo situatë pritet të sjellë pakësim të prodhimeve vendase dhe çmime më të larta për konsumatorin.

 Ndërkohë ata pohojnë se janë të paktë ata fermerë që zotërojnë makineri bujqësore, por që nuk u leverdis të punojnë tokat e bashkëfshatarëve të tyre me këtë çmim nafte.

Nëse kjo situatë do të vijojë humbjet do të jenë të jashtëzakonshme thonë fermerët dhe tokat do të mbesin të papunuara edhe tek kulturat e tjera duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën në bujqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB