“Pse nuk e mbështes letrën e Vuçiç dhe Ramës”, Marta Kos: Shqipëria në BE në 2030 ose më herët
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës protestuesit të vrarë në 21 janar u kthye sërish në SPAK gati dy muaj pasi në 15 vjetorin e tragjedisë përsëriti apelin për hetime të shpejta.
Dosja e 21 janarit është e hapur prej afro vitesh e megjithatë ende s’ka të akuzuar, pavarësisht se janë pyetur një sërë ish-funksionarësh si Sali Berisha, Bamir Topi e Lulzim Basha. Mark Nika insiston se duhen pyetur edhe të tjerë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pasi doli nga SPAK, xhaxhai i Aleks Nikës dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se hetimet po zvarriten.
“SPAK e ka në dorë hetimin, ne kemi vërejtjet tona. Kemi hyrë në vitin e 16 dhe kjo çështja është në sirtarët e drejtësisë. Duhet të përshpejtohen hetimet, të thirren të gjithë personat në dijeni, policisë, gardës, kryeministrisë etj.
Marrim forcë nga gjaku i Aleksit, është krim shumë i rëndë. Do e ndjekim derisa të zbulohet e vërteta.
Kemi kërkuar të merret në pyetje punonjësi i serverave të IT dhe nuk është thirrur. Nuk e di përse, por për mua është e gabuar. Ne insistojmë të hetohet. Braho tha që do marrim masat që të zbardhet. E kërkova unë takimin me Brahon sepse nuk na zë vendin. Kjo çështja duhet të ishte përfunduar, është e papranueshme për ne dhe për gjithë ata që duan drejtësi. Autorët do zbulohen, janë të regjistruar në kasetë“-u shpreh Nika.
Për katër të vrarët në bulevard, Ziver Veizajn, Faik Myrtaj Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, drejtësia ka gjetur fajtorët vetëm për dy vrasjet dhe dënoi ishkomandantin e gardës Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Nuk dihet ende se kush e vrau Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën.
Dosja u hap në SPAK mbasi familja Nika kërkoi që të shpallej mos kompetenca nga prokuroria e Tiranës.
Top Channel