Messi bën mrekullinë nga goditja standarte, goli i katërt në 5 ndeshje…(VIDEO)
Minuta e 26-të e ndeshjes AEK-Kifisia, sot në kampionatin grek.
Stavro Pilo merr topin në krah të majtë, bën një kthesë të bukur dhe e shtyn me preçizion në qendër të zonës, Barnabás Varga arrin në kohën e duhur dhe shënon për 3-0. Një asistim i thjeshtë në shikim të parë, por shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, dhe jo vetëm për rezultatin e ditës.
Vetëm një ditë më parë, Sylvinho kishte bërë publike listën e 26 lojtarëve për gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit ndaj Polonisë, më 26 mars në Varshavë. Ndër emrat surprizë, pikërisht Stavro Pilo, i panjohur për pjesën dërrmuese të tifozëve shqiptarë, por jo edhe për stafin teknik kombëtar.
I lindur më 10 dhjetor 2000 në ishullin e Rodosit, Grek me letëra, por me rrënjë shqiptare, prindërit e tij vijnë nga Dropulli i Gjirokastrës. Pikërisht kjo prejardhje i hapi dyert e Kombëtares kuqezi, dhe Pilo nuk hezitoi: e ndërroi mbiemrin e helenizuar “Pilios” me formën shqipe “Pilo” dhe u bashkua me projektin e Sylvinhos.
Mbrojtës i majtë me kontratat e tij te AEK Athens që nga qershori 2023, Pilo ka bërë 15 paraqitje këtë sezon duke kontribuar si në kampionat, ashtu edhe në Conference League, ku AEK ka arritur çerekfinalen. Me shpejtësinë dhe cilësinë e krosimeve, që ai ofron me profilin e tij taktik krejt të ndryshëm nga Mario Mitaj, mundësi që Sylvinho e ka vlerësuar si pasuri dhe jo si rivalitet.
Vetë trajneri brazilian e ka qartësuar: “Stavro Pilo është i pjekur, është 25 vjeç dhe është i gatshëm. Kemi qenë duke e ndjekur prej kohësh, ky nuk është eksperiment, është nevojë.”
Top Channel