Mario Mitaj e fillon grumbullimin e kombëtares në Koplik…vendlindjen e prindërve të tij
Lionel Mesi ishte protagonist në fitoren 3-2 që Inter Miami regjistroi në transfertë ndaj Nju Jork Sitit.
Ylli argjentinas, shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 61-të të sfidës, i ndihmuar edhe nga devijimi i një prej futbollistëve kundërshtarë, që i ndryshoi drejtimin topit, duke e bërë të pamundur për portierin që të neutralizonte.
Kjo ishte fitorja e tretë në 5 ndeshjet e kampionatit për Inter Majemin, ndërkohë që për Mesin ishte goli i katërt. Por jo vetëm kaq, ky i shënuar ndaj New York FC, është goli i 71 i Messit i shënuar me goditje dënimi me argjentinasin që i shkëputet legjendës Pele dhe i afrohet brazilianit tjetër Juninho, që është në kuotën e 77 golave me goditje dënimi,
Shiko këtu golin e Messit
Top Channel