Mario Mitaj e fillon grumbullimin e kombëtares në Koplik…vendlindjen e prindërve të tij
22/03/2026 21:02
Mario Mitaj e fillon grumbullimin e kombëtares për play-off-in e Botërorit përballë Polonisë më 26 mars, nga Kopliku, vendlindja e prindërve të tij.
I ftuar nga Bashkia e qytetit familjarisht, mbrojtësi kuqezi që aktivizohet në Arabinë Saudite me Al Ittihad-in, u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” nga këshilli bashkiak i qytetit.
Titull nderi që e mori gjithashtu Armando Broja i cili nuk ishte i pranishëm por edhe boksieri me origjinë nga ajo zonë. Jurgen Uldedaj.
Top Channel