“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

20/03/2026 22:28

Ndër të ftuarit e kësaj të premteje në “Goca dhe Gra” ishte Dj Gimbo, i cili u eliminua nga gara e e Big Brother, por “fitorja” e tij ishte lidhja me Selinën.

Ai tregoi se Selinën e ka pëlqyer para se të futej në big Brother, ndërsa tha se tashmë ndihet si “peshku pa ujë”.

Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ja shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe floktë e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë. Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën “hajde nuse, reja ime”-u shpreh Gimbo.

Selin i ka kërkuar Gimbos së fundmi që ai të postojë një foto në Instagram me unazë, dhe Gimbo ia plotësoi dëshirën “live” në “Goca dhe Gra”.

Gimbo ndër të tjera tregoi se është takuar me familjen e Selinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB