“S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje
23/10 15:12
Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti është liruar nga paraburgimi.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit, një javë pasi u ndalua.
Këngëtari do të hetohet në gjendje të lirë. Ai u arrestua nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.
Avokatët e tij, Artan Qerkini dhe Burim Azemi janë shprehur se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.
Ndërkohë, në llogarinë zyrtare të Gjestit në Instagram, nuk ka ende asnjë reagim.
Top Channel