Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Federata Iraniane e Futbollit bëri një përpjekje për të hapur bisedime me FIFA për të transferuar ndeshjet e kombëtares së saj të Botërorit të kësaj vere në Meksikë, ndërkohë që sipas programit fillestar, këto sfida janë parashikuar të zhvilloheshin në tokë amerikane.
Dhe shkak janë tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Megjithatë, FIFA e hodhi poshtë këtë mundësi.
Pozicionin e Teheranit e bëri të ditur ambasada iraniane në Meksikë që ka folur për tratativa të tilla; sipas Federatës Iraniane të Futbollit, vendimtare në këtë tentativë për bisedime u bë deklarata e presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë e kombëtares së Iranit.
‘Pasi presidenti i SHBA, Donald Trump pohoi në mënyrë të qartë se nuk mund të garantojë sigurinë e kombëtares iraniane, sigurisht që nuk do të shkojmë në Amerikë-tha presidenti Mehdi Taj.
Ndërkaq, FIFA në një komunikatë të saj mbyll përfundimisht çështjen.
‘Jemi në kontakt me të gjitha federatat pjesëmarrëse të Botërorit, përfshi atë të Iranit, për të diskutuar planifikimin e Kupës së Botës 2026. FIFA mezi pret që të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të zhvillojnë ndeshjet sipas kalendarit të publikuar në 6 dhjetor të 2025-theksohet në komunikatën e FIFA
Top Channel