Serie A/ Napoli, fitore me përmbysje ndaj Lecces së Ramadanit, i afrohet Milanit
Atalanta doli nga San Siro me barazmin 1-1 ndaj Interit, një rezultat që e ka lënë të kënaqur padyshim trajnerin Raffaele Palladino.
Por trajneri i skuadrës bergamaske duhet të bëjë llogaritë me kontestimet e Interit për faullin ndaj Dumfries te goli i Krstovic dhe atë të Scalvinit ndaj Frattesit në zonë.
‘Nuk i pashë episodet-tha Palladino për DAZN-e dini që nuk flas kurrë për arbitrat. Më thanë që Marelli konfirmpo se nuk ekzistonte asnjë prej këtyre faullave dhe ne i besojmë ata që bëjnë këtë punë’.
Më pas Palladino bëri analizën e ndeshjes.
‘Ishte një javë e vështirë, u përballëm me dy superskuadra-tha trajneri i Atalantës-më pëlqeu përgjigjja e ekipit sidomos në aspektin psikologjik. Skuadra reagoi mirë, më pëlqeu intensiteti, edhe shpirti i atyre që hynë në fushën e lojës më pëlqeu. Ky është një grup shumë i mirë të cilit prej 4 muajsh iu kërkoj shumë. Janë futbollistë që djersisin për këtë fanelë, japin gjithçka me shumë impenjim, nuk është e lehtë të luash çdo 3 ditë. Dua t’i falënderoj sepse kanë bërë një ndeshje të madhe. U rritëm në lojë me kalimin e minutave në këtë sfidë. Në pjesën e parë ishte ideja jonë që të qëndronim pak më poshtë në fushë, për fat të keq nuk i shfrytëzuam kundërsulmet që na lejonte Interi. Në pjesën e dytë e dija që inercia mund të ndryshonte dhe ata që hyjnë në fushë japin gjithnjë shumë energji. Jam shumë i kënaqur, skuadra rritet, forca jonë është te lojtarët e stolit’
Top Channel