Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga
Inter bën një tjetër hap fals në Serie A. Skuadra zikaltër, pas humbjes në derbin e Madonninës me Milanin, la dy pikë të tjera në fushën e lojës, këtë radhë në ndeshjen me Atalantën që u mbyll me barazimin 1-1, një rezultat që i jep një asist Milanit për ndeshjen e së dielës ndaj Lazios në Olimpico.
Ishte një ndeshje që u mbyll mes tensioneve dhe polemikave të shumta për shkak të golit të Krstovic, ndërkohë që trajneri Chivu u ndëshkua me karton të kuq. Interi mori avantazhin në këtë ndeshje në minutën e 25 falë golit të Pio Esposito. Në minutat në vazhdim zikaltrit kishin shanset e tyre për të shënuar golin e dytë, por i shpërdoruan ato dhe në minutën e 83 erdhi edhe goditja e Atalantës që barazoi shifrat në 1-1 me Krstovic.
Një gol ky, që u kontestua nga zikaltrit që pretenduan një faull të Sulemana ndaj Dumfries, ndërkohë që edhe trajneri Chivu u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi në fund rezultati mbeti 1-1 me Interin që mbetet në krye me 68 pikë, ndërkohë që Milani fërkon duart pasi një fitore e mundshme ndaj Lazios e afron në 5 pikë me rivalët historikë të qytetit.
Top Channel