“Tregoi një shembull të rrallë respekti”/ Gjesti kundër Juves, Bastoni kandidat për çmimin prestigjioz të korrektesës

13/03/2026 22:23

Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit, është kandidat për çmimin prestigjioz “Rosa Camuna”, themeluar në 1996 për të nderuar ata që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe sportiv të Lombardisë.

Presidenti i Këshillit Rajonal të Lombardisë, Federico Romani dhe këshilltari Pietro Bussolati theksojnë se Bastoni është një nga figurat më të njohura të futbollit lombard, italian dhe evropian, duke treguar teknikë, personalitet dhe përgjegjësi si me fanellën e Interit, ashtu edhe me kombëtaren italiane.

Ata vlerësojnë veçanërisht maturinë e mbrojtësit në lidhje me episodin gjatë ndeshjes Inter-Juventus më 14 shkurt, kur Bastoni publikisht pranoi gabimin e tij në fushë, që çoi në kartonin e kuq të Kaluls.

“Reagimi i Bastoni ishte një shembull i rrallë i respektit për lojën, kundërshtarët dhe tifozët,” thanë Romani dhe Bussolati.

Megjithatë, kandidatura ka nxitur polemika. Anëtari i qeverisë rajonale për Transportin, Franco Lucente (FdI), shprehet kritik: “Si qytetar dhe tifoz i Juventusit, dënoj sulmet në media dhe brohoritjet negative ndaj Bastoni, por nuk e shoh të arsyeshme të nderohet me një çmim të lartë të Lombardisë. Më duket ironike që Bastoni, protagonist i një episodi që përfshiu edhe Kalulu, të shpallet shembull i korrektësisë.”

Lucente propozon me humor që në këtë kontekst Kalulu të konsiderohet fituesi moral i një çmimi të quajtur “Cornuto e mazziato”, duke iu referuar gabimit për të cilin u ndëshkua padrejtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB