Konflikti në Ngushticën e Hormuzit/ 400 milionë fuçi nafte rezervë, hedhja rezervave në sasi rekord uli çmimin në 88 dollarë
Modeli i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP, Alessio Aliaj, ishte i ftuar këtë të mërkurë në programin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku ndau disa nga momentet më të vështira dhe më të rëndësishme të jetës së tij.
Në një rrëfim të sinqertë, Alessio tregoi se në gati pesë dekada jetë ka kaluar shumë sfida që e kanë formuar si person.
Alessio rrëfeu se i është dashur të emigrojë që në moshë shumë të vogël.
“Dola në rrugët e botës pasi mbarova shkollën 8-vjeçare. Do e bëja të njëjtën gjë edhe sot”, u shpreh ai.
Padiskutim eksperienca në Big Brother ishte një tjetër “stacion” i jetës së tij.
“Nuk doja të humbisja veten, nuk mund ta humbisja karrierën time”, deklaroi Alessio.
Një nga momentet më prekëse ishte kur ai foli për historinë e emrit, duke zbuluar se lidhet me një humbje të madhe në jetën e tij.
“Para shumë vitesh me ka vdekur një shok, ai e kishte emrin Alession dhe unë që në atë moment thashë do mbaj emrin e tij”, tha ai.
Alessio ka takuar dhe punuar gjatë rrugëtimit të jetës së tij me shumë personazhe të famshëm, njëri prej tyre ka qenë dhe Dj Avicii, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2018.
Gjatë rrëfimi të tij, Alessio deklaroi se Avicii është vrarë dhe jo vetëvrarë sikurse është raportuar në mediat botërore.
Top Channel