Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e PD-së kritikon protestën: Edi Rama nuk ikën me këtë lojë të pistë, koha do tregojë se do i nxjerrë jashtë loje 27/06 13:55
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Delina Ibrahimaj dha një prononcim për gazetarët, ku foli edhe për sulmet kibernetike.
Ajo u shpreh se e rëndësishme është që nuk janë lënë gjurmë të pariparueshme.
“E vërteta është që të gjitha atakët kibernetike nuk kanë lënë gjurmë të pariparueshme. Kjo do të thotë që infrastrukturat kibernetike janë në fuqi. E rëndësishme është që të mos ketë dëme të pariparueshme. Në botën e zhvillimit të sistemeve, ajo që është e pashmangshme.
Do vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim pasi e ardhmja është digjitale dhe luftërat do jenë digjitale.”, tha ajo.
Top Channel