Foto/ Megan Fox nuk pyet për moshën, aktorja e njohur e Hollywood ‘tërbon’ fansat dhe ish-partnerin e saj

11/03/2026 18:07

Megan Fox vazhdon të tërheqë vëmendjen pas rikthimit të saj në Instagram, këtë herë me një set të ri fotosh.

Aktorja e njohur nga “Transformers”, publikoi të hënën një seri imazhesh ku shfaqet më seksi se kurrë.

Në fotosetin e saj, Fox, e cila do të mbushë 40 vjeç pas disa javësh, shtrihet mbi dyshemenë e studios, teksa shkruan: “Dashuria ishte përbindëshi më i egër”, me mediat që aludojnë se i është referuar marrëdhënies së saj të komplikuar me ish-partnerin Machine Gun Kelly.

Ky i fundit komentoi menjëherë, duke shkruar: “I lumtur që kemi një fëmijë,” duke iu referuar vajzës së tyre, Saga Blade, e lindur në mars 2025.

Ky është postimi i dytë i Megan Fox që nga rikthimi i saj në Instagram pas një mungese prej gati një viti, gjatë së cilës ajo kishte fshirë tërësisht llogarinë e saj.

Fox dhe Machine Gun Kelly e anuluan fejesën në vitin 2024 dhe aktualisht kujdesen së bashku për vajzën e tyre, si dhe për tre djemtë e Megan Fox nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB